Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit nga tre bashki

Date:

Share post:

Një zjarr i favorizuar nga era ka përfshirë një sipërfaqe me barishte në zonën e Koxhas- Fushë të Shijakut. Reja e dendur e tymit është përhapur në një rreze të gjerë, duke mbuluar edhe autostradën Durrës-Tiranë dhe duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë për drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa grupe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri (MZSH) të Shijakut, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar mbështetje edhe nga forcat zjarrfikëse të Durrësit dhe Vorës.

Sipas informacioneve paraprake, deri tani nuk ka banesa apo objekte të rrezikuara.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur pasi u është vënë flaka disa mbeturinave në një tokë bujqësore, por i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi edhe në barishtet e zonës. Megjithatë, shkaku i saktë i zjarrit pritet të përcaktohet pas verifikimeve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...