Të shtëna me armë zjarri në Laç, ekzekutohet 40-vjeçari

Date:

Share post:

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Laç.

Mësohet se viktima është 40-vjeçari Ilirjan Lika, i cili është qëlluar me armë zjarri tek porta e banesës. Ai është qëlluar me plumb në kokë.

Viktima dyshohet se ka disa mbiemra dhe po verifikohet nëse ka precedent të mëparshëm penal.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet e krimit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Pritet që në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje mbi këtë ngjarje të rëndë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...