Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton fondet për familjet e prekura nga përmbytjet dhe vendime të tjera për rindërtimin

Date:

Share post:

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar mbledhjen e sotme vendime me interes të drejtpërdrejtë për qindra familje që presin dëmshpërblimin nga përmbytjet, përfitimin nga programi i rindërtimit dhe bonusin e strehimit.

Një nga vendimet më të rëndësishme ishte miratimi për përdorimin e një fondi prej 109.3 milionë lekësh për likuidimin e plotë të ndihmës financiare për 377 familje të dëmtuara nga përmbytjet e janarit 2025. Sipas të dhënave të Bashkisë, nga 431 familje të evidentuara me dëme, 54 ishin dëmshpërblyer më herët, ndërsa me këtë fond përfundon kompensimi financiar për të gjithë përfituesit.

Këshilltarët miratuan gjithashtu një fond prej 10.2 milionë lekësh për familjet që pësuan dëme nga përmbytjet e muajve shtator dhe nëntor 2025. Përmbytjet e shtatorit prekën disa zona të qytetit dhe u shoqëruan edhe me humbjen e jetës së 43-vjeçarit Bardhyl Kaloshi, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike nga një shtyllë ndriçimi publik.

Në fushën e rindërtimit, u miratuan ndryshime në listat e përfituesve të granteve, përditësime për familjet që përfitojnë banesa ose grant rindërtimi, si dhe lista të reja për pallate të dëmtuara në rrugët “Stefan Dhima”“Hysen Myshketa”“David Selenica”“Ramadan Veliu”“Aleks Komneni” dhe në njësinë administrative Sukth. Këshilli miratoi gjithashtu ndryshime për familjet që do të transferohen në zonat e reja të zhvillimit, në kuadër të programit të rindërtimit.

Gjatë mbledhjes u miratuan edhe ndryshime në listën e familjeve përfituese të bonusit të strehimit për vitin 2026, si dhe u përditësua vendimi për shpronësimin e pronave private që preken nga projekti rrugor “Lidhja e Currilave me rrugën A. Goga”.

Vendimet e miratuara hapin rrugën për vijimin e pagesave ndaj familjeve përfituese, përditësimin e listave të rindërtimit dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore në Bashkinë e Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...