Transformimi gjinor shkakton debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit, plani nuk miratohet

Date:

Share post:

Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2026-2030 ka shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, ku këshilltarët janë përplasur lidhur me terminologjinë e përdorur në dokument.

Këshilltarja e Partisë Demokratike, mjekja Edlira Harizi, kërkoi sqarime për termin “transformimi i roleve gjinore”, duke shprehur paqartësi mbi kuptimin dhe zbatimin e këtij koncepti në planin e propozuar.

Drejtoresha e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Durrësit, Diola Xhango, sqaroi se ky term nuk ka të bëjë me ndryshimin e gjinisë nga grua në burrë apo anasjelltas, por i referohet ndryshimit të roleve sociale dhe fuqizimit të grave në situata vulnerabël, përfshirë gratë e dhunuara apo ato pas divorcit.

Xhango theksoi gjithashtu se plani nuk përjashton komunitetin LGBT dhe se synimi i tij është promovimi i barazisë dhe mbështetja e grupeve në nevojë.

Ndërkohë, këshilltarja e opozitës kundërshtoi disa formulime të dokumentit, duke argumentuar se terminologjia e përdorur duhet të jetë më e qartë dhe të mos tejkalojë, sipas saj, konceptin e barazisë gjinore.

Në përfundim të diskutimeve, Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2026-2030 nuk arriti të miratohej në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Dokumenti mori vetëm 25 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim, nga 51 anëtarë gjithsej që ka ky Këshill, duke mos siguruar shumicën e nevojshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...