Dyshime për abuzim me fondet në Postën e Durrësit, shkarkohet drejtoresha Elisabeta Mataj

Date:

Share post:

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe kallëzuar penalisht pas një kontrolli të brendshëm të ushtruar në këtë institucion, ku janë konstatuar parregullsi në administrimin e fondeve.

Posta Shqiptare bëri të ditur zyrtarisht se kontrolli në filialin e Durrësit u krye nga Drejtoria Ekonomike e institucionit, pas mospërputhjeve të evidentuara gjatë rakordimit të fondeve dhe raportimeve financiare.

Sipas njoftimit, nga verifikimet janë konstatuar shkelje që lidhen me administrimin e fondeve për shërbimet e pagesave. Për këtë arsye, drejtuesit e Postës Shqiptare kanë marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe kanë referuar çështjen në Prokurori, duke depozituar kallëzim penal të shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Nga burime të besueshme mësohet se dyshimet lidhen me një abuzim financiar që mund të arrijë në rreth 3 milionë euro, ndërsa tashmë pritet që hetimi i organit të akuzës të përcaktojë përgjegjësitë konkrete.

Krahas Elisabeta Matajt, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe drejtuesja e financës në filialin e Durrësit, Valbona Hoti Duni.

Posta Shqiptare ka theksuar se fondet për të cilat janë konstatuar parregullsi nuk kanë asnjë lidhje me pensionet apo pagesat e pensionistëve, duke shtuar se institucioni po bashkëpunon me organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Elisabeta Mataj u emërua në krye të filialit të Postës Shqiptare në Durrës në tetor të vitit 2025, pas largimit të drejtueses së mëparshme Etleva Budini, e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit. Mataj është gjithashtu anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë do të përcaktohen nga hetimet dhe vendimmarrja e organeve të drejtësisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...