Vlorë/ Humb jetën një i paraburgosur, dyshohet se pësoi infarkt

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një i paraburgosur ka humbur jetën pasi u transportua me urgjencë në spital.

Viktima është identifikuar si Blerim L., 54 vjeç, i cili ndodhej në paraburgim për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas informacioneve paraprake, 54-vjeçari ka shfaqur probleme të papritura shëndetësore brenda ambienteve të paraburgimit. Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, çka ka bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë komplikacioneve dhe ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në spital.

Pas ngjarjes, në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës kanë mbërritur forca të Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e rastit.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...