Arrestohen drejtoresha, kryefinancierja dhe arkëtarja e Postës në Durrës, dyshohet se përvetësuan pensione dhe ndihma sociale

Date:

Share post:

Tre zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Filiali”, pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët Shijak dhe Krujë.

Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në pranga ranë Elisabeta Mataj, 41 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës, Valbona Duni, 59 vjeçe, shefe e financës, si dhe Paola Dana, 39 vjeçe, arkëtare-llogaritare në të njëjtin filial.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë muajve prill dhe maj 2026, tre zyrtaret dyshohet se kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

Ndaj tyre është regjistruar procedim penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...