Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit. Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur

Date:

Share post:

Pas ngjarjes së rëndë të 30-qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo, Policia ka vënë në pranga vëllain e autorit Nikolla Agolli, 22-vjeçarin Edison Agolli, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.

Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se ditën e djeshme është kapur 22-vjeçari Edison Agolli, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë Brian Syzon.

22 vjeçari u shpall në kërkim që në momentin kur ndodhi ngjarja, ndërsa u bë i mundur arrestimi i tij nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Korçë.

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e “vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos.

Po ashtu, është arrestuar edhe 35-vjeçari Brian Syzo, i plagosur në ngjarjen e Pogradecit, pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi një vendim të Shkallës së Parë të Gjykatës së Pogradecit në vitin 2023, për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, ku Syzo do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori i paraburgimit në sektorin spitalor të institucionit të vuajtjes...

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...