Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari.
Ngjarja është bërë e ditur mbrëmjen e sotme, ndërsa ka ndodhur rreth orës 14:10, kur Spitali i Bulqizës ka njoftuar Policinë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër, ari.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


