Pogradeci në ritmin e Moto Fest, motoristë nga Shqipëria dhe Europa pushtojnë qytetin

Date:

Share post:

Ritmet e muzikës rock dhe motoristët kanë pushtuar qendrën e Pogradecit, nga ku ka nisur edicioni i këtij viti i Moto Fest. Aktiviteti ka mbledhur qindra motoristë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera, duke e kthyer qytetin liqenor në një pikë takimi për komunitetin e apasionuar pas motorëve.
Përgjatë mbrëmjes së kaluar, qytetarë dhe turistë ndoqën nga afër ekspozimin e motorëve, koncertet live dhe aktivitetet e organizuara në shesh, në një atmosferë festive që solli gjallëri në zemër të qytetit.

Sipas organizatorëve, Moto Fest synon jo vetëm promovimin e kulturës së motoristëve, por edhe vlerësimin e potencialit turistik të Pogradecit. Ata bëjnë të ditur se dita e dytë e festivalit pritet të jetë kulmi i aktivitetit, me pjesëmarrjen e rreth 1000 motoristëve nga Shqipëria, Ballkani dhe vende të tjera evropiane.

Mes pjesëmarrësve ishin edhe motoristë shqiptarë që jetojnë prej vitesh jashtë vendit, por që rikthehen çdo vit për t’u bërë pjesë e festivalit. Ata e konsiderojnë këtë aktivitet një mundësi për të ndarë pasionin e përbashkët, për të krijuar miqësi të reja dhe për të afruar më shumë të rinjtë me kulturën e motorëve.
Festivalit iu bashkuan edhe përfaqësues të motoklubeve nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët vlerësuan organizimin dhe atmosferën. Sipas tyre, aktivitete të tilla forcojnë bashkëpunimin mes motoristëve dhe kontribuojnë në promovimin e këtij pasioni në Shqipëri.

Mbrëmja u shoqërua me performanca muzikore live, duke e shndërruar sheshin e Pogradecit në një skenë të hapur argëtimi për të gjitha moshat. Artistët e ftuar interpretuan repertor rock dhe pop-rock, ndërsa publiku shoqëroi koncertin deri në orët e vona.

Moto Fest do të vijojë me paradën tradicionale të motorëve dhe aktivitete të tjera.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...