Banka Botërore: Spitalet të financohen sipas rezultateve, jo më me buxhete fikse

Date:

Share post:

Banka Botërore rekomandon ndryshimin e mënyrës së financimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke propozuar që spitalet dhe ofruesit e tjerë të mos marrin më fonde sipas buxheteve historike, por në bazë të cilësisë së shërbimeve, rezultateve dhe performancës.

Sipas raportit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili administron rreth 67% të shpenzimeve publike për shëndetësinë, duhet të kalojë nga një administrator buxheti në një “blerës aktiv” të shërbimeve, duke financuar më shumë institucionet që ofrojnë kujdes më cilësor dhe më efikas.

Për qytetarët, kjo reformë synon të sjellë shërbime më të mira, më pak vonesa dhe një përdorim më efikas të fondeve publike. Raporti parashikon gjithashtu më shumë autonomi për spitalet, pagesa të lidhura me performancën e stafit dhe financim të bazuar në numrin e pacientëve dhe shërbimeve të ofruara, në vend të skemës aktuale me buxhete fikse.

Sipas Bankës Botërore, ky ndryshim do të krijonte më shumë stimuj për rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe do ta bënte sistemin më efikas në shërbim të pacientëve./ ZO

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident i rëndë në Spitallë, 33-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar natën e së dielës, rreth orës 22:00, në zonën e 3...

Grabiti bankën në Komunën e Parisit, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka arrestuar R. Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen...

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin...

Athinë/Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar

Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë...