Gjendet i djegur trupi i mjedisorit dhe gazetarit 53-vjeçar në Itali, më parë qe ekzekutuar me plumb

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Italinë.
Trupi i pajetë dhe i djegur i 53-vjeçarit Luigi Esposito, i njohur si Luca Esposito, është gjetur në orët e para të mëngjesit të 19 korrikut në një zonë të izoluar në distriktin Cioffi, përgjatë rrugës shtetërore 7bis, në komunën Eboli, provinca e Salernos.

Alarmi u dha rreth orës 03:30, pasi një zjarr në shkurre shpërtheu në një zonë të fshehur nga rruga kryesore. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit për të shuar flakët dhe karabinierët për të siguruar zonën. Pas fikjes së zjarrit, u zbulua trupi i një burri, i djegur pothuajse plotësisht, shkruan Corriere della Sera.
Identifikimi i viktimës u bë pas disa orësh. Sipas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, në trupin e Luca Espositos u konstatua një plagë e shkaktuar nga armë zjarri. Pranë trupit u gjet edhe një gëzhojë, duke forcuar dyshimet se 53-vjeçari ishte ekzekutuar fillimisht dhe më pas autorët i kishin vënë flakën trupit për të fshehur gjurmët e krimit.

Luigi Esposito ishte me origjinë nga Nocera Inferiore dhe punonte në ARPAC, Agjencinë Rajonale të Kampanjës për Mbrojtjen e Mjedisit. Gjatë karrierës së tij kishte shërbyer në Avellino dhe Caserta, ku merrej kryesisht me kontrollet mjedisore në fermat e buajve.

Përveç profesionit si biolog, ai ishte i diplomuar edhe në Letërsi dhe prej vitit 2012 ushtronte aktivitet si gazetar i pavarur. Esposito drejtonte portalin sportiv “Tutto Salernitana” dhe bashkëpunonte edhe me kanalin televiziv Otto Channel.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj vrasjeje të rëndë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin...

Athinë/Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar

Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë...

Aksident fatal në Durrës, humb jetën një 81-vjeçar i përplasur nga makina

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 në...

Hetime europiane/Mashtrim 40,7 milionë euro me mallrat nga Kina, drejtësia greke godet rrjetin e kompanive fantazmë

Autoritetet gjyqësore greke kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera...