Transportonin drogë drejt Ksamilit, arrestohen tre persona

Date:

Share post:

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesit”, pasi dyshohet se transportonin lëndë narkotike me qëllim shpërndarjen e saj në Sarandë dhe Ksamil.

Arrestimi i tyre u bë në aksin Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, ku efektivët ndërhynë duke bllokuar dy automjetet me të cilat lëviznin të dyshuarit. Në pamjet e publikuara nga policia dëgjohen efektivët me thirrjet “Mos lëviz!”, përpara se t’i neutralizojnë dhe t’u vendosin prangat.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin e drejtuar nga A. N., 31 vjeç, ku ndodhej edhe A. C., 30 vjeç, u sekuestruan rreth 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se do të hidhej në treg në Sarandë dhe Ksamil.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se K. J., 26 vjeç, udhëtonte me një automjet tjetër dhe kishte rolin e monitorimit të itinerarit, duke sinjalizuar praninë e patrullave të policisë për të shmangur kontrollet.

Operacioni u finalizua pas një hetimi proaktiv trejavor, të zhvilluar me metoda speciale hetimore nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

Sipas autoriteteve, dy prej të arrestuarve kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve, ndërsa 31-vjeçari rezulton i dënuar më parë edhe për armëmbajtje pa leje.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...