Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug

Date:

Share post:

Dy zjarre përfshinë gjatë natës jugun e vendit. Pas tetë orësh u shuan flakët mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht në Gjirokastër, ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa një tjetër vatër u vu nën kontroll në zonën e Palasës.

Një zjarr i madh ra pak para mesnatës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në Bashkinë e Gjirokastrës.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre, ndërsa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Në operacion u angazhuan të gjitha forcat e MZSH Gjirokastër, zjarrfikës nga bashkitë fqinje dhe forcat vullnetare të Bashkisë Gjirokastër.

Pas rreth tetë orësh përpjekjesh, zjarri u izolua dhe u fik plotësisht. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi flakët ishin shpërndarë në katër vatra të ndryshme. Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, një vatër zjarri ka rënë pas mesnate edhe në zonën e Palasës, pak pasi kalohet tuneli i Llogarasë, duke alarmuar banorët dhe pushuesit e zonës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse u nisën drejt vendit të ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në një sipërfaqe më të madhe. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse.

spot_img

Artikuj të lidhur

Infantino dorëzohet përballë revoltës, FIFA anulon planin për “shitjen” e Kupës së Botës

FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, kanë hequr dorë nga plani për shitjen e një pjese të...

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri...

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...