DASH: SHBA mirpret ratifikimin e kredisë ushtarake 302 milionë dollarë për Shqipërinë

Date:

Share post:

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara mirëpresin ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.

Sipas deklaratës zyrtare të DASH, financimi do ta ndihmojë Shqipërinë të avancojë drejt përmbushjes së angazhimit të miratuar në Samitin e NATO-s në Hagë, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

Departamenti i Shtetit thekson se kredia do të përdoret për blerjen e pajisjeve ushtarake me origjinë amerikane, duke kontribuar në modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe në forcimin e aftësisë së Evropës për të marrë një rol më të madh në mbrojtjen e saj.

Në reagim, DASH vlerëson gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë mes Tiranës dhe Uashingtonit në çështjet kryesore të politikës së jashtme, duke theksuar se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka qenë një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe si një nga anëtarët themelues të Bordit të Paqes, nismë e presidentit amerikan Donald Trump.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se për detaje të mëtejshme mbi programin, informacioni do të ofrohet nga Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Parlamenti i Shqipërisë miratoi të hënën e 27 Korrikut me 74 vota pro, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e pajisjeve ushtarake.

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim. Ajo deklaroi para nisjes së seancës se nuk do të merrte pjesë në këtë votim, pasi sipas saj ai ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

Kërkesa për huanë 302 milionë dollarë nga qeveria Rama erdhi pasi Shqipëria është nën presion për të rritur shpenzimet ushtarake në 2 % të PBB-së së kërkuar nga SHBA, ndërsa janë ngritur pikëpyetje brenda Aleancës për nivelin e ulët të financimit të mbrojtjes dhe për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Për shkak se financimi merret në formën e huasë, kostoja përfundimtare do të rëndojë mbi borxhin publik dhe buxhetet e ardhshme të shtetit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...