Skandal në Durrës/ Faturat e ujësjellësit hidhen në rrugë, pa mbërritur te abonentët

Date:

Share post:

Qindra fatura të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, të destinuara për abonentët, janë fotografuar të hedhura në trotuar, ende të lidhura në tufa dhe të pashpërndara. Pamja ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si administrohet procesi i shpërndarjes së faturave dhe pse shumë qytetarë ankohen prej kohësh se nuk i marrin ato në adresat e tyre.

Në foto duken qartë qindra fatura mujore të hedhura pa kujdes dhe pse mbajnë të dhëna personale të abonentëve. Shumë prej tyre kanë përfunduar në rrugë të flakura pa kujdes, fare pranë ish-centralit elektrik. Disa prej tyre të futura në qese plastike, ndërsa të tjera të shpërndara në tokë. Këto dokumente duhet të mbërrinin në duart e abonentëve, po përfundimi i tyre në rrugë tregon se hallka e shpërndarjes nuk funksionon siç duhet.

Ankesat e qytetarëve nuk janë të reja. Shumë banorë të Durrësit pohojnë se prej kohësh faturat e ujësjellësit nuk u shkojnë në banesa apo në në pallate. Për pasojë, ata detyrohen të paraqiten pranë sporteleve ose të përdorin kanale të tjera për të mësuar detyrimet mujore, ndërsa në raste të caktuara rrezikojnë edhe vonesa në pagesa.

Nga ana tjetër, në Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve deklarohet se faturat printohen dhe shpërndahen rregullisht. Megjithatë, pamjet e dokumentuara në terren dhe ankesat e qytetarëve krijojnë një kontrast të fortë me këtë pretendim dhe ngrenë dyshime se problemi nuk qëndron te printimi, por te mënyra se si realizohet shpërndarja deri tek abonenti.

Përtej shqetësimit të qytetarëve, situata ngre edhe një tjetër problem: faturat përmbajnë të dhëna personale të abonentëve dhe lënia e tyre në ambiente publike mund të përbëjë cenim të privatësisë.

Rasti kërkon një verifikim të plotë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për neglizhencë, dështim të kontraktorit që kryen shpërndarjen apo mangësi në kontrollin e këtij procesi. Deri atëherë, pyetja mbetet e njëjtë: nëse faturat nuk mbërrijnë te qytetarët, por përfundojnë në rrugë, kush mban përgjegjësi?
J.Sh. & Zëri Online

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...