31-vjeçari me kallashnikov i vihet pas 38-vjeçarit në Spille, ndërhyn Policia dhe i shpëton jetën

Date:

Share post:

Një konflikt mes dy personave në Spille të Kavajës rrezikoi të përfundonte në tragjedi, pasi njëri prej tyre nxori kallashnikovin dhe dyshohet se tentoi të vriste kundërshtarin. Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e situatës dhe një krim të mundshëm me pasoja fatale.
Në pranga përfundoi 31-vjeçari Neldi Hallulli, i cili u kap në flagrancë me armën e zjarrit. Policia sekuestroi kallashnikovin së bashku me municion luftarak, në cilësinë e provës materiale.


Ngjarja u regjistrua në Spille, një ditë më parë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë u vunë në lëvizje pas informacionit për një konflikt që po ndodhte në zonë. Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur neutralizimin e situatës përpara se arma të përdorej.
Sipas hetimeve paraprake, Hallulli ishte konfliktuar me 38-vjeçarin Indrit Rama dhe, pas përplasjes, dyshohet se kishte marrë kallashnikovin me qëllim për ta vrarë.
Edhe Rama është proceduar penalisht, pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka goditur me grushte Hallullin, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...