Burgjet i refuzojnë kërkesën Ardian Çapjas për t’i dhënë lamtumirën nënës së tij

Date:

Share post:

Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me argumentin se nuk janë krijuar kushtet e nevojshme të sigurisë.

Kërkesa është paraqitur mëngjesin e sotëm, me qëllim që Çapja të mund të ishte i pranishëm në ceremoninë mortore të nënës së tij, e cila do të zhvillohet në orën 14:00 në Elbasan.

Sipas burimeve, vendimi për refuzimin e kërkesës ka ardhur pasi Policia e Shtetit nuk ka kthyer përgjigje pozitive për marrjen përsipër të masave të sigurisë gjatë shoqërimit dhe qëndrimit të të dënuarit jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit. Për këtë arsye, autoritetet kanë vlerësuar se nuk mund të garantohen kushtet e nevojshme për nxjerrjen e tij nga burgu dhe pjesëmarrjen në ceremoninë mortore.

Varrimi i nënës së Ardian Çapjas do të mbahet këtë pasdite, në orën 14:00, në Elbasan.

Ardian Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur më 15 gusht të vitit 2012 në banesën e tyre në Elbasan.

Gentian Beqiri, i njohur edhe me aliasin Ardian Meta, ndodhej në arrest shtëpie në atë periudhë dhe ruhej nga dy punonjës policie në derën e banesës së tij. Ai akuzohej si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2005. Sipas hetimeve të bëra në atë kohë, kjo vrasje dyshohet se ishte kryer kundrejt pagesës nga persona të lidhur me fisin Çelaj.

Vrasja e Gentian Beqirit u krye brenda banesës së tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” në Elbasan. Beqiri ndodhej i shtrirë në shtrat dhe ishte i paralizuar, kur u qëllua për vdekje me shtatë plumba pistolete me silenciator. Pas vrasjes së tij, autorët mbytën edhe babanë e tij, Nezir Beqirin.

Në lidhje me këtë ngjarje, dy efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët kishin për detyrë ruajtjen e Gentian Beqirit, u akuzuan për shpërdorim detyre.

Ardian Çapja ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka deklaruar gjatë procesit gjyqësor se çështja penale për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit ishte e montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Ai ka pretenduar gjithashtu se autoritetet nuk kanë arritur të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe se në të ka pasur përfshirje politike.

Çapja është shpallur fajtor për vrasjet dhe dënimi i tij me burgim të përjetshëm është lënë në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO-së.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...