Kapet 43-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim narkotikësh

Date:

Share post:

Lokalizohet dhe kapet një shtetas i dënuar në Itali, me 14 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin e koduar “Wanted 37”, si rezultat i të cilit, u kap në ish-kënetë, në lagjen nr. 17/1, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Firenze, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...