Ndërtim 6-katësh pa leje në Qeparo, Shkrihet IMT e Himarës

Date:

Share post:

Një ndërtim 6-katësh pa leje në Qeparo ka sjellë masa të forta nga Bashkia Himarë ndaj strukturës së Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka vendosur të shkrijë strukturën e IMT-së, ndërsa 6 punonjës të saj, drejtues dhe inspektorë, janë shkarkuar nga detyra.

Sipas burimeve, punonjësit dyshohet se kanë lejuar ndërtimin e një objekti 6-katësh në Qeparo, pa lejen përkatëse.

Për këtë rast, dosja është referuar në Prokurori, ndërsa ndaj 6 punonjësve ka nisur hetimi për të përcaktuar përgjegjësitë e tyre lidhur me lejimin dhe moskontrollin e ndërtimit.

Kryebashkiaku Vangjel Tavo e ka argumentuar më herët vendimin me mosfunksionimin e kësaj strukture dhe mospërmbushjen e detyrave funksionale, përfshirë kontrollet në terren.

Me shkrirjen e IMT-së, funksionet e kontrollit dhe inspektimit të territorit që mbuloheshin nga kjo strukturë do të kryhen nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT.

Ndërkohë, ndërtimi 6-katësh në Qeparo mbetet nën hetim, ndërsa pritet që Prokuroria të përcaktojë nëse ka pasur shkelje dhe përgjegjësi konkrete nga ana e punonjësve të strukturës së inspektimit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Haga: 81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur më 16 shtator aktgjykimin në një prej proceseve më...

Shefi i OpenAI pranon: “Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë”

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e...

Alban Xhelili reagon pas prezantimit si drejtor i Postës në Durrës: “Një sfidë e re që e marr seriozisht…”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, ka nisur detyrën e re si Drejtor i Filialit të Postës Shqiptare...

Kosovë/Qytetarët kalojnë natën në shesh në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Nata në Prishtinë kaloi ndryshe. Pas mesnate, sheshi “Skënderbeu” vijoi të kishte qytetarë të mbledhur në pritje të...