Zjarri në Krujë/ Zjarr dhe në fshatin Halil, në Krastë dhe Abaze u riaktivizuan flakët

Date:

Share post:

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Halil të Krujës pasditen e sotme. Zjarri është shfaqur dhe pranë rrugës Krujë- Fushë Krujë dhe po punohet për shuarjen e tij.
Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Dajt, zona vijon të mbahet në monitorim.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, zjarri është shuar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim, ndërsa në Priskë e Madhe vijon puna me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe mbështetjen e 1 helikopteri të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, vatrat në Riban–Ngraçan–Panahor–Çyçen janë shuar plotësisht dhe po mbahen në monitorim. Edhe zjarri në Drenie, bashkia Patos, është vënë nën kontroll të plotë dhe vijon monitorimi.

Në Krujë, zjarri në Abaze vijon aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, zjarri ka rritur intensitetin dhe është përhapur në masiv pyjor; në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të FA-së bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit në orën 13:00.

Aktive mbeten gjithashtu vatrat në malin e Nemëçkës, bashkia Përmet, dhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe. Të dyja ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në të gjitha vatrat aktive puna vijon, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...