Superjahti i miliarderit kinez në Durrës, 120 mijë euro të ardhura nga furnizimi me naftë

Date:

Share post:

Një jaht luksoz i miliarderit kinez Richard Liu ka mbërritur në portin e Durrësit, për t’u furnizuar me karburant. Ky furnizim pritet të sjellë të ardhura të menjëhershme për ekonominë dhe buxhetin e shtetit.

Bëhet fjalë për M/Y “Deep Blue”, një nga jahtet më të reja të ndërtuara nga kompania gjermane Lürssen gjatë vitit 2026, 134 metra i gjatë, me vlerë të raportuar rreth 450 milionë dollarë. Superjahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe pronar i tij raportohet të jetë miliarderi kinez Richard Liu, themelues dhe drejtues i kompanisë së njohur të tregtisë elektronike JD.com.
Në portin e Durrësit, “Deep Blue” po furnizohet me rreth 300 mijë litra naftë. Çmimi për anijet turistike është 1.4 euro për litër, ku 1 euro përfaqëson vlerën e karburantit në bursë, ndërsa 0.4 euro për litër shkon si taksë luksi në favor të shtetit shqiptar.
Vetëm nga ky furnizim, buxheti i shtetit përfiton rreth 120 mijë euro, duke treguar potencialin ekonomik që sjell shërbimi i jahteve dhe anijeve turistike në portet shqiptare.
Mbërritja e superjahteve të kësaj kategorie po e shndërron Durrësin në një pikë të rëndësishme të furnizimit detar në Adriatik, duke krijuar të ardhura jo vetëm për operatorët portualë, por edhe për financat publike. Gjithsesi duhet pranuar që nafta për këto anije kushton 1 euro në Mal të Zi, duke marrë një pjesë të mirë të tregut.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...