Pas 3 ditësh në vëzhgim, kapet në flagrancë 65-vjeçari i dyshuar për disa zjarrvënie në Mirëditë

Date:

Share post:

65-vjeçari Pashk Marku është arrestuar në flagrancë në Mirditë, pasi dyshohet se i vuri zjarrin disa vatrave në fshatin Gziq të Rrëshenit. Sipas Policisë së Shtetit, ai u kap në kuadër të operacionit të koduar ‘Piromani’ pas një pune gjurmuese dhe ndjekjeje në terren që zgjati tre ditë.

Në momentin e arrestimit, 65-vjeçari dyshohet se sapo kishte ndezur tre vatra zjarri, të cilat dogjën rreth 400 metra katrorë sipërfaqe pyjore. Flakët u vunë menjëherë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me Policinë.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se është autor edhe i disa rasteve të tjera të zjarrvënieve në territorin e Bashkisë Mirditë.

Pas arrestimit, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i bëri thirrje Prokurorisë që çështja të hetohet deri në fund dhe autori të përballet me drejtësinë

“ Zjarret nuk janë “fatkeqësi”. Kur janë të qëllimshme, janë krim i cili është i destinuar të përsëritet nëse shkon pa ndëshkuar me gjithë forcën e ligjit dhe drejtësisë! Pamjet janë të qarta: Policia ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një autor të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në Mirditë. Një piroman, banues në fshatin Gziq të Rrëshenit, qartësisht i vë zjarrin 3 vatrave të zjarrit në fshatin e tij duke djegur një sipërfaqe pyjore prej 400m², e cila fatmirësisht u vu nën kontroll nga shërbimet policore të Mirditës, të cilat ishin në ndjekje në terren prej tre ditësh. Ky shtetas dyshohet si autor i disa zjarrvënieve të tjera  në territorin e Bashkisë Mirditë. Vatra të tjera u parandaluan nga arrestimi i tij në flagrancë nga Policia e Shtetit.  Tani është radha e drejtësisë. Apeli im për Prokurorinë është i drejtpërdrejtë: kjo çështje duhet të shkojë deri në fund. Hetim i plotë, prova të plota dhe përgjegjësi penale për autorin, nëse fajësia provohet ashtu siç dhe vetë autori e ka pranuar në momentin e arrestimit të tij. Asnjë autor i zjarrvënieve të qëllimshme nuk duhet të llogarisë se do t’ia hedhë paq. Jo në Mirditë. Jo në Krujë. Jo në Lurë, Dibër. Jo askund në Shqipëri. Policia ka referuar disa raste dhe do të vijojë të bëjë detyrën e saj për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Prokuroria dhe gjykatat duhet të bëjnë të tyren: të sigurojnë që krimi të mos mbetet pa ndëshkim.  Zjarri i qëllimshëm është krim me autor. Mosreagimi në kohë dhe me gjithë forcën dhe mekanizmat e ligjit është ‘fatkeqësia’ e vërtetë!” shkruan Lamallari në rrjete sociale.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...