NASA pubikon videon: I nxehti po djeg Evropën, rekorde të njëpasnjëshme dhe temperatura mbi 40°C

Date:

Share post:

Vera e vitit 2026 po rezulton të jetë një nga më të vështirat e viteve të fundit për Evropën Perëndimore, me valë të njëpasnjëshme të nxehtësisë  dhe temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Shenjat e para të një vere jashtëzakonisht të nxehtë u shfaqën që në maj. Temperaturat arritën nivele të papara në disa vende, duke thyer rekorde që kishin qenë në fuqi për dekada të tëra.

Ajo që fillimisht dukej si një episod ekstrem, por i izoluar, doli të ishte vetëm fillimi. Deri në mesin e gushtit, pjesa më e madhe e Evropës ishte goditur tashmë nga vala e pestë e të nxehtit të sezonit, e fundit arriti mbi 40°C.

Karakteristika e këtyre periudhave nuk ishte vetëm temperaturat maksimale të larta, por edhe kohëzgjatja e tyre. Në disa raste, nxehtësia vazhdoi për ditë ose edhe javë, pa ndonjë rënie të ndjeshme gjatë natës.

NASA ka kapur valët e njëpasnjëshme të të nxehtit në Evropë nga 1 maji deri më 19 gusht dhe i ka kthyer në një video. Videoja e NASA-s tregon evolucionin e temperaturave maksimale ditore në Evropën Perëndimore nga 1 maji deri më 19 gusht 2026. Vizualizimi u krijua duke kombinuar vëzhgimet satelitore me të dhënat e temperaturës nga modeli global i Sistemit të Vëzhgimit të Tokës Goddard të NASA-s.

Zonat e paraqitura me të kuqe më të errët tregojnë vendet ku temperaturat arritën ose tejkaluan 40 gradë Celsius.

Rekordet po thyheshin me një ritëm tepër të shpejtë. Në Londër , temperatura arriti në 35.1°C më 26 maj, duke thyer rekordin e mëparshëm për muajin maj me 2.3 gradë.

Në Bordo të Francës, rekordi maksimal i temperaturës u thye për tre ditë rresht në qershor, me merkurin që arriti në 42.5°C më 24 qershor.

Në gusht, Sllovakia vendosi rekorde të reja kombëtare si për temperaturat maksimale gjatë ditës ashtu edhe për temperaturat minimale gjatë natës.

Sipas shërbimit evropian të monitorimit të klimës Copernicus, temperaturat e kombinuara të qershorit dhe korrikut në Evropën Perëndimore ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pse truri juaj po ju gënjen? 5 “gjurmët” psikologjike që tregojnë se po jetoni jetën e dikujt tjetër

A jeni ndjerë ndonjëherë sikur jeni pasagjer në makinën tuaj? Po bëni gjithçka "siç duhet", punë, marrëdhënie, detyra,...

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...