Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Date:

Share post:

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar mashtrimi me operacionet e syve, që ka dëmtuar deri në 4 mijë pacientë. Kara kërkohej me urdhër arresti edhe nga Shqipëria, ku një vit më parë iu sekuestrua klinika “International Medicare”, me vlerë rreth 3 milionë euro, pas hetimeve për evazion fiskal dhe shkelje të tjera.

Sipas medias maqedonase “Fokus”, Kara është një nga tetë personat e arrestuar gjatë operacionit policor të 29 tetorit. Ai është dërguar në Gjykatën Penale për t’u paraqitur përpara gjyqtarit të procedurës paraprake. Mes të arrestuarve është edhe Gerjana Arapi, ish-drejtoreshë e spitalit.

Hetimet në Maqedoninë e Veriut zbuluan një skemë ku spitali privat faturonte dy herë të njëjtat operacione të syve. Pacientët paguanin nga xhepi çmimin privat të ndërhyrjes, ndërkohë që spitali merrte pagesa edhe nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, pa i informuar pacientët.

Përmes faturave fiktive dhe të dhënave të rreme në sistemin elektronik, institucioni shëndetësor dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 4.25 milionë euro gjatë viteve 2022-2025. Dëmi i shkaktuar buxhetit të Fondit llogaritet në rreth 1.7 milionë euro, ndërsa nga faturimi i dyfishtë dyshohet se janë dëmtuar 3 mijë deri në 4 mijë pacientë.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe ish-drejtues dhe zyrtarë aktualë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Policia ka ngritur kallëzime penale ndaj 11 personave dhe një institucioni privat shëndetësor. Gjatë kontrolleve në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë janë sekuestruar edhe rreth 50 mijë euro.

Bilal Kara ishte në kërkim edhe nga drejtësia shqiptare. Më 28 tetor 2025, autoritetet shqiptare sekuestruan spitalin privat “International Medicare”, ish-“Sante Plus”, në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, një objekt me vlerë rreth 3 milionë euro.

Hetimet në Shqipëri kishin nisur në vitin 2024, pas denoncimit të një pacienti portugez, i cili kishte paguar 5200 euro për tri ndërhyrje që nuk iu kryen kurrë, pasi mjekët u larguan nga spitali.

Nga kontrollet e kryera në shtator 2025, hetuesit zbuluan rreth 1 milion euro fatura jotatimore, medikamente të skaduara në sallat kirurgjikale dhe dyshime se në klinikë punonin mjekë, kryesisht shtetas turq, të palicencuar në Shqipëri. Një pjesë e punonjësve rezultonin gjithashtu të pasiguruar.

Sipas Prokurorisë shqiptare, “Sante Plus” nuk kishte deklaruar pagat reale të punonjësve gjatë viteve 2018-2023 dhe kishte shmangur detyrime tatimore e sigurime, duke shkaktuar një dëm financiar prej rreth 400 mijë eurosh.

Hetimet zbuluan gjithashtu se pronarët e “Sante Plus”, Bilal Kara, djali i tij Bexhet Kara dhe Gerjana Arapi, kishin regjistruar kompaninë “International Medicare” për të shmangur shlyerjen e detyrimeve tatimore të kompanisë së mëparshme.

Në atë kohë, për çështjen në Shqipëri u arrestua administratori i “International Medicare”, Edmond Zaja, i cili, sipas raportimeve, rezultonte administrator vetëm në dokumente, pasi në klinikë punonte si kuzhinier.

Bilal Kara ishte emëruar gjithashtu tre vite më parë konsull nderi i Maqedonisë së Veriut në Turqi, me seli në Izmir.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën

Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit...