Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Date:

Share post:

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i shpëtuar ndëshkimit për shkeljet e konstatuara gjatë kontrolleve në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë, rastet u evidentuan gjatë monitorimeve të kryera nga shërbimet e Rrugores, ku tre drejtuesit u ndaluan për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njëri prej tyre, 47 vjeç, banues në Durrës, rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Një tjetër, 50 vjeç, po nga Durrësi, kishte certifikatën e kontrollit teknik të automjetit me afat të përfunduar dhe drejtonte një mjet me fuqi motorike më të madhe se ajo që i lejonte leja e drejtimit. Ndërsa një 23-vjeçar nga Kosova u konstatua duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Për të shmangur masat administrative, të tre tentuan t’u jepnin para efektivëve të policisë. Konkretisht, 47-vjeçari ofroi 4 mijë lekë, 50-vjeçari 2 mijë lekë, ndërsa 23-vjeçari 1 mijë lekë.

Për të tre drejtuesit ka nisur procedimi penal për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit u bën apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën

Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit...