Pukë/ Parcelë kanabisi, i armatosuri i shpëton policisë gjatë një aksioni antikanabis në Kodërbojë

Date:

Share post:

Gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Kodërbojë të Pukës, një person i armatosur i është shmangur kontrollit të efektivëve.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë operacionit për asgjësimin e një parcele me bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e policisë kanë pikasur një shtetas të armatosur. Në momentin që ka konstatuar praninë e forcave të rendit, ai është larguar me shpejtësi duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Për ta paralajmëruar dhe ndaluar arratisjen e tij, një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Megjithatë, duke shfrytëzuar terrenin e thyer malor dhe dendësinë e zonës, personi i armatosur ka mundur të largohet.

“Një nga punonjësit të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarit. Ndërkohë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariatit të Pukës dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e terrenit për kapjen e tij.
Pak ditë më parë, policia ndaloi në të njëjtën zonë një kultivues hashashi.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...