Aksident me Jet Ski në liqenin e Kukësit, plagosen dy persona

Date:

Share post:

Aksident me Jet Ski në liqenin e Kukësit. Dy persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë pas përplasjes së dy mjeteve lundruese, ndërsa një 29-vjeçar është proceduar penalisht nga policia për “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dy Jet Ski-t janë sekuestruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Kukës. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.

Në liqenin e Kukësit, rreth orës 18:15, ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues Jet Ski, ku ndodhej së bashku me shtetasin E. P., 46 vjeç, aksidentalisht është përplasur me mjetin lundrues Jet Ski që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po dilte në breg të liqenit për të ankoruar mjetin lundrues.

Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit E. T. dhe E. P., të cilët ndodhen në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jetën.

Mjetet lundruese u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shkruan Policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pse truri juaj po ju gënjen? 5 “gjurmët” psikologjike që tregojnë se po jetoni jetën e dikujt tjetër

A jeni ndjerë ndonjëherë sikur jeni pasagjer në makinën tuaj? Po bëni gjithçka "siç duhet", punë, marrëdhënie, detyra,...

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...