Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar.
Agasi është arrestuar nga Operacionalja, në zonën e Plepave në Durrës.
Në makinên me të cilën lëvizte u gjet dhe Uljan Shpataraku, ish efektiv policie i shpallur në kërkim për një konflikt në Palasë.
Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Atij i janë sekuestruar 29 prona të ndryshme, vila, apartamente dhe toka në Durrës dhe Tiranë.
SPAK e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, i arrestuar muajin e kaluar në Francë, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.
©ZëriOnline


