Mbrëmjen e sotme, në lagjen 15 të Durrësit, te zona e njohur si “Lenia”, disa persona janë përfshirë në një konflikt që mund të kthehej në krim. Sipas burimeve në zonë, sherri ka nisur për motive banale. “Pse i bie borisë së makinës kur kaloj unë?” Kaq ka mjaftuar që dy persona dhe mbështetësit e tyre të përfshihen në një përplasje fillimisht verbal dhe më pas fizike mes tyre. Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit dhe disa persona u shoqëruan në polici. Pas ndërhyrjes policore situata në zonë iu kthye normalitetit, po banorë të zonës shprehen të shqetësuar për pasigurinë në rritje nga agresiviteti i të rinjve në rrugë.
©ZëriOnline


