Arrestohet në Londër 35-vjeçari i kërkuar nga SPAK për dosjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Date:

Share post:

Korado Gështënja kërkohet me urdhër-arrest të SPAK, të miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave të Kategorisë A.

Prej disa ditësh është arrestuar në Londër Korado Gështënja, 35 vjeç, i kërkuar nga SPAK si i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi është kryer nga autoritetet britanike në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Gështënja kërkohet me urdhër-arrest të SPAK, të miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave

Ai po mbahet në paraburgim në Londër ndërsa seanca e radhës për ekstradimin drejjt Shqipërisë do të mbahet më 2 shtator Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vëzhgimin dhe rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar 2020.

Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak ku mbajt peng dhe u torturua si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga. Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi. Deri më tani trupi i Prengës nuk është gjetur.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...