12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Date:

Share post:

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025 vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, 14-vjeçarin Erald Xhejo, në fshatin Pirg të Maliqit.
Vendimi për çështjen është dhënë pak ditë më parë nga Gjykata, pas shqyrtimit të provave të administruara në dosjen penale dhe paraqitjes së pretencës nga ana e prokurorisë dhe kërkesës për dënim më të butë nga mbrojtja e të miturit që u shpall fajtor për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Për këtë ngjarje u dënua dhe xhaxhai i Enedjo Gurit, Roland Guri, me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa Flori Çela, i cili sipas hetimeve e ndihmoi autorin të largohej me automjet pas ngjarjes, është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.
Ndërkohë, babai i Enedjo Gurit është shpallur i pafajshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 gusht 2025, pas një takimi mes dy të miturve që kishin lënë të takoheshin për të “sqaruar” një konflikt të mëparshëm mes tyre.

Pamjet filmike të përfshira në dosje kanë dokumentuar sherrin mes dy të miturve. Në to, Enedjo Guri shihet duke ndjekur Xhejon me thikë në dorë, ndërsa viktima 14-vjeçare përpiqet të mbrohet.

Gjatë përleshjes, Xhejo u godit me thikë në kraharor dhe humbi jetën.

Enedjo Guri ndodhet aktualisht i izoluar në Institutin e të Miturve në Kavajë, ku do të vuajë edhe dënimin e dhënë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...