Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u kap i armatosur në një apartament me qira në lagjen nr. 11 të qytetit.

Arrestimi është kryer në kuadër të operacionit të koduar “Informacioni”, të finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, pas informacioneve se 30-vjeçari qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjarri pa leje.

Sipas policisë, Koka u kap në flagrancë në momentin që kishte hyrë në apartamentin që kishte marrë me qira. Gjatë kontrollit, në çantën marsup të tij u gjet një pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Në banesë ndodhej edhe një 28-vjeçare me inicialet K. Sh., banuese në Tiranë. Ajo është proceduar penalisht në gjendje të lirë, nën dyshimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Haki Koka akuzohet për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Nipi i Lefter Kokës ka qenë arrestuar dhe në mars 2025 për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku pritet të vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...