SPAK sekuestron makinën e Ergys Agasit, mjeti mbahej në garazhin e një vile në resortin e Mulletit

Date:

Share post:

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një automjet luksoz në pronësi të Ergys Agasit, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të hetimeve që lidhen me procedurat e prokurimeve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Bëhet fjalë për një automjet tip Land Rover Defender, i cili ishte në kërkim nga autoritetet. Sipas informacioneve të raportuara, makina ishte fshehur në garazhin e njërës prej vilave në “Equos Resort” në Mullet, ku më pas u gjet dhe sekuestrua.

Ergys Agasi u arrestua një ditë më parë në Durrës, në zonën e Plepave, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK.

Sipas policisë, Agasi u lokalizua teksa po udhëtonte me një automjet tip Audi. Bashkë me të ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit.

Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest në kuadër të hetimeve të SPAK për procedurat e prokurimeve të AKSHI-t. Sekuestrimi i Land Rover Defender vjen në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të ndërmarra pas arrestimit të tij.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...