Alarm për bombë në disa institucione, Policia: E-mail kërcënues nga një adresë e paidentifikuar

Date:

Share post:

Një e-mail me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, ku pretendohej se ishin vendosur bomba, është dërguar mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit.

Policia e Shtetit njofton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike ende e paidentifikuar dhe se menjëherë pas marrjes së informacionit janë nisur verifikimet në institucionet e përfshira në kërcënim. Sipas Policisë, nga kontrollet e kryera deri tani nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi në institucionet e kontrolluara.

Paralelisht me kontrollet në terren, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po punon për të identifikuar autorin e kërcënimeve dhe origjinën e adresës elektronike nga e cila janë dërguar mesazhet. Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të mos krijojnë panik, duke theksuar se strukturat e saj janë të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...