Operacioni për fëmijët e zhdukur në SHBA, gjenden 163 të mitur dhe arrestohen 3 persona

Date:

Share post:

Autoritetet në Florida njoftuan gjetjen e 163 fëmijëve të zhdukur si pjesë e një operacioni historik në të gjithë shtetin.

Aksioni i quajtur “Operacioni Mburoja Shtetërore” ishte më i madhi në historinë e shtetit dhe çoi në gjetjen e fëmijëve të zhdukur të moshave nga 2 muaj deri në 17 vjeç. Autoritetet gjetën fëmijë në të gjithë shtetin e Floridës, shtatë shtete dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe 12 vende, përfshirë Brazilin, Kolumbinë, Meksikën, Xhamajkën dhe Ganën.

Sipas autoriteteve vendase, shumë fëmijë të rikuperuar kishin përjetuar nivele të ndryshme abuzimi, neglizhence, shfrytëzimi ose ekspozimi ndaj aktiviteteve të tjera kriminale, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore. Fëmijët u dërguan në qendra të caktuara rikuperimi, ku po marrin mbështetje nga shërbimet sociale, profesionistët e mirëqenies së fëmijëve, ofruesit e shërbimeve mjekësore, avokatët e viktimave dhe burime të tjera të përqendruara te fëmijët.

Sipas mediave të huaja, në pranga deri tani kanë rënë 3 persona, dy prej të cilëve ishin akuzuar më parë për ngacmim dhe abuzim seksual me të mitur.

Dy prej të arrestuarve përballen me akuza për vepra seksuale ndaj të miturve, ndërsa i treti u arrestua për ndërhyrje në kujdestari dhe rezistencë ndaj policisë. Autoritetet kanë paralajmëruar edhe arrestime të tjera.

Përsa i përket mënyrës se si ishin zhdukur fëmijët, autoritetet njoftuan se në disa raste ata ishin rrëmbyer nga të afërm që ishin në konflikt për kujdestarinë e tyre, e në raste të tjera, ishin rrëmbyer nga persona që nuk kishin lidhje familjare me ta.

Rastet e zbuluara përfshinin dhe arratisje nga shtëpia, konflikte kujdestarie, neglizhencë, abuzim dhe raste të trafikimit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...