Me Gentin, kamarierin 18-vjeçar që u rrah për spital se kërkoi pagën

Date:

Share post:

Tingëllon në kufijtë e absurdes, në dukje, ngjarja e Malit të Robit, por është e vërtetë. Një e vërtetë që dhemb e na dërrmon të gjithëve.
Një 18-vjeçar raskapitet në punë në lokalin e një hoteli në plazhin e Malit të Robit, po pronarët e hotelit “Flar” me shokë e dhunojnë derisa e bëjnë për spital, vetëm pse insistoi të merrte djersën e vet, hakun e punës së tij. Dhe xhaxhai që nuk pa të merrej menjëherë ndonjë masë vendosi të tregojë forcën. Por e kapi policia dhe e arrestoi ndërsa nipi i rrahur keq ndodhet në spital prej dy ditësh.

Kultura e të fortit, të paprekshmit ekziston te mjaft pronarë lokalesh, veçanërisht në raport me kamarierët e mitur. I shfrytëzojnë duke u ofruar dhe rroga të vogla, pa kontrata dhe as ato para nuk ua japin. E në të tilla situata duhet të ndërhyjnë familjarët për të vënë drejtësinë e munguar.

Grupet e agjencive ligjzbatuese kur ushtrojnë kontrollet shpesh përfundojnë me dreka e darka në këto lokale e restorante dhe largohen pa verifikuar paligjshmëritë.

Të rinjtë duan punë dhe heshtin. Pronarët e këtij lloji duan skllevër që heshtin. Institucionet duan shifra turistësh dhe drekash e zarfesh dhe heshtin. Kultura e të fortit ushqehet frikshëm nga vetë shteti dhe të rinjtë të papërkrahur me dyer që u përplasen në fytyrë vijojnë të shohin si zgjidhje të vetme ikjen nga vendi i tyre, të lodhur e të pashpresë se mund ta ndryshojnë sot a një ditë tjetër.

Ikin se dhe në auditore përballen me pedagogë mediokër, që ushtrojnë presion për të përfituar dhe gjithnjë me argumentin se studentët janë të papërgatitur. Prurje nga kush?!

Ikin, sepse ligji nuk është i barabartë, ikin se kultura e të fortit e ngritur në piedestal ua dikton ikjen.

Ikin se… po kthehet në të vetmen shpresë.

#megentin

Vali Qyrfyçi

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...