Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë

Date:

Share post:

12 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit, nga Emergjencat, prej tyre 4 jane aktive.

Situata më problematike paraqitet në malin e Dajtit, konkretisht ne Qafë-Priskë, përballë Farkës, ku janë riaktivizuar disa vatra zjarri. Ne operacion jane angazhuar 45 forca te zjarrfikëses dhe ushtrisë si dhe 2 helikopterë te FA.

Në Vajkal të Bulqizës, forcat janë përqendruar për të mbajtur nën kontroll flakët. Dhe aty po punon nje helikopter dhe 30 efektivë.

Aktive mbeten dhe vatrat në Qafë Helmës dhe Sllatinë të Dibrës, ku janë angazhuar disa mbi 70 efektive e vullnetare. 

Një vatër zjarri është aktivizuar edhe mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës. Flakët janë përhapur me shpëjtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë malor.

Ndersa per zjarrin një ditë më parë në Tërbaç që u përhap deri në Vranisht të Himarës, është arrestuar autori i dyshuar, 25-vjeçari Aderjan Bojko.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...