KLGJ e KLP rritën pagat, Thesari bllokon rrogat e gushtit për gjykatat e prokuroritë

Date:

Share post:

Pasi KLGJ e KLP i caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria është vënë në lëvizje dhe i ka bllokuar pagat në Thesarin e Shtetit. Report Tv ka raportuar se Thesari i Shtetit ka bllokuar pagat e muajit gusht për të gjithë magjistratët.

Bllokimi vjen pasi dy institucionet vendosën të rrisin pagën referuese të magjistratëve me 65.600 lekë. KLGJ vendosi që, duke nisur nga 1 gushti, paga e çdo gjyqtari të llogaritet mbi një pagë referuese prej 222.425 lekësh, nga 156.800 lekë që ishte më parë, plus 14 mijë lekë shtesë për nivelin e kualifikimit. Të njëjtën pagë referuese prej 222.425 lekësh plus shtesën 14 mijë lekë caktoi edhe KLP.

Kushtetuesja kishte rrëzuar formulën e mëparshme dhe i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik për të miratuar një të re. Por afati kaloi pa një vendim të Parlamentit dhe përballë kësaj situate KLGJ dhe KLP përcaktuan vetë pagën referencë.

Rritja me 65.600 lekë e pagës referuese duke i shtuar edhe 14 mijë lekëshin e grupit të diplomës realisht do t’i rrisë ndjeshëm pagat e magjistratëve, që shkojnë deri në mbi 3000 euro më shumë për institucionet e larta të sistemit apo edhe strukturat e posaçme, për shkak të formulave të përcaktuara në ligj.

Vendimet e dy organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të shkurtit 2026 që rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023 që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36 e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se kishte ulje të fshehtë dhe kjo ishte antikushtetuese.

Bashkë me rrëzimin e nenit përkatës, Kushtetuesja i la detyrim Kuvendit ta rregullonte tashmë hapësirën ligjore deri më 31 korrik 2026. Por mazhoranca, një ditë para skadimit të afatit, vetëm sa e depozitoi në parlament një propozim për formulë të re që e rriste pagën nga 0.36% të pagës së Presidentit në 0.38% të po së njëjtës pagë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...