OST paralajmëron ndërprerje të energjisë në Elbasan, datat dhe oraret

Date:

Share post:

Disa zona të Elbasanit dhe rrethinave do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka bërë të ditur se stakimet janë planifikuar për datat 3, 4, 5 dhe 8 shtator 2026, ndërsa në secilën prej këtyre ditëve energjia do të ndërpritet nga ora 06:30 deri në 16:00.

Pa energji elektrike do të mbeten përkohësisht Lagjja “Skënderbej”, bizneset, Fabrika e Tullës, Pompat Hajdaran, Shushica, Fushë Bulli dhe Tahiraj.

Shkak për ndërprerjet janë punimet që po kryhen në kuadër të projektit të Linjës 400 kV Fier–Elbasan–Qafë Thanë.

Sipas OST-së, për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të punimeve do të kryhet stakimi i përkohshëm i Linjës 6 kV të Fidrit F6 në Nënstacionin “Kombinati i Drurit”.

Operatori u bën thirrje familjeve dhe bizneseve që preken nga ndërprerjet të marrin masat e nevojshme dhe të planifikojnë aktivitetin e tyre duke pasur parasysh datat dhe oraret e stakimit.

Furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet pas përfundimit të orarit të parashikuar të ndërhyrjeve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...