Sherr me leva mes dy shoferëve të furgonëve në Kavajë, njëri përfundon në spital

Date:

Share post:

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur paraditen e sotme pranë tregut të Kavajës, ku janë përfshirë dy drejtues furgonësh.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00, ndërsa sipas informacioneve paraprake në konflikt janë përfshirë Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi.

Bëhet me dije se, sherri mes tyre ka degraduar deri në dhunë, ndërsa gjatë përleshjes dyshohet se Iljaz Istrefi është goditur me një levë në kokë. Pas incidentit, Istrefi është transportuar drejt Spitalit të Kavajës dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Kavajës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Ndërkohë, Lufti Kaziu është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore.

Pavarësisht se konflikti raportohet se ka nisur për motive të dobëta, rrethanat konkrete që çuan në përplasjen mes dy shoferëve pritet të sqarohen nga hetimet.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...