Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Date:

Share post:

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në orët e para të mëngjesit në ambientet e jashtme të një lokali në Durrës.

Mësohet se lokali është në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili rezulton i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Kërtusha, sipas të dhënave të raportuara për ngjarjen e asaj kohe, kishte qenë klient në lokalin e Kajnos.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në derën e jashtme të lokalit. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme të lehta materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Vetëm rreth 40 minuta më vonë, një tjetër shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në zonën e Shkallnurit. Rreth orës 04:30, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, lënda plasëse u hodh në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar dëme materiale.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin. Po ashtu, nuk ka të dhëna zyrtare që e lidhin sulmin ndaj lokalit me të kaluarën e pronarit.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për administrimin e provave, zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve.

Si ndodhi krimi në 2016?

Gëzim Kajno është dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016, si dhe për armëmbajtje pa leje. Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me 6 vite burg, dënim të cilin Kajno e kishte përfunduar, por pas ankimit të Prokurorisë çështja përfundoi në Gjykatën e Lartë. Në vitin 2023, kjo e fundit la në fuqi një dënim prej 10 vitesh, duke bërë që Kajnos t’i mbeteshin edhe katër vite për të vuajtur. Ai u ndalua më pas nga Policia e Durrësit për ekzekutimin e vendimit.

Ngjarja për të cilën u dënua ndodhi në vitin 2016. Asllan Kërtusha, 29 vjeç, ndodhej në lokalin e Kajnos, ku nisi një konflikt pas fyerjeve ndaj klientëve. Pronari i lokalit, Gëzim Kajno i ka kërkuar Kërtushës që të mos fyejë klientët. Pas konfliktit në lokal, sherri u spostua jashtë. Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina nga Gëzim Bledar Kajno, i cili e qëlloi me plumb në zemër.

“Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...