Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Date:

Share post:

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Operacioni është finalizuar, më 15 shtator, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Sipas AMP u arrestua në flagrancë efektivi Shpëtim M., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme.
Për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të Policisë, S.H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A.K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës.
Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet e përpiluara janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme sipas ligjit.

Nuk dihet ende episodi që çoi në këtë procedim penal, ndërsa hetimet vazhdojnë nën drejtimin e prokurorisë së Tiranës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...