Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Date:

Share post:

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit, ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, në zonën e ish-agjencisë, ku në rrethana ende të paqarta, sipas policisë, është qëlluar për vdekje Artan Myrtaj, rreth 44 vjeç.

Nga të shtënat është plagosur edhe Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë kalimtar i rastit. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka nisur ndjekjen e autorëve, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në akset në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, në përpjekje për të bllokuar largimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e dinamikës së atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Autorët lëviznin me motor dhe mbanin skafandra për të fshehur identitetin e tyre.

Hetuesit po administrojnë provat dhe pamjet e mundshme të kamerave të sigurisë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ekzekutimit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...

Sulm masiv me dronë i Ukrainës ndaj Rusisë

Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur...

Google: “Inteligjenca Artificiale depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë”

Google ka konfirmuar se një nga modelet e saj të inteligjencës artificiale, Gemini depërtoi në sistemet e tri...

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...