Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Date:

Share post:

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në të gjithë sipërfaqen, duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Për shkak të natyrës së mbetjeve, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e vështirë. Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, në terren është angazhuar edhe një fadromë, e cila po mbulon mbeturinat me dhe, me qëllim izolimin e vatrave aktive.

Si pasojë e zjarrit, një re e dendur tymi ka mbuluar zonën përreth. Në varësi të drejtimit të erës, tymi është përhapur edhe në drejtim të Kamzës dhe Mamurrasit.

Deri më tani nuk raportohet rrezik për banesat pranë vendgrumbullimit, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë situatën.

Sipas informacioneve paraprake, zjarre janë regjistruar disa herë në të njëjtën zonë gjatë dy muajve të fundit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht, ndërsa rrethanat pritet të sqarohen pas verifikimeve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...

Sulm masiv me dronë i Ukrainës ndaj Rusisë

Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur...