Abuzimi me fondet, lirohet nga paraburgimi Elisabeta Matja

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj.

Mataj ndodhej në paraburgim prej muajit korrik, nën hetim për dyshimet mbi përvetësimin ne bashkepunim te rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për degët e Postës në Shijak dhe Krujë.

Provat e reja dhe ndryshimi i rrethanave cuan në vendimin e ri. Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të hetimit nuk ka prova të mjaftueshme për vijimin e masës më të rëndë të sigurimit personal, teksa Mataj ka dhe femije te mitur.

Elisabeta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës së Durrësit të përfshira në hetim. Nën akuze mbetet ajo, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana që janë në “arrest shtëpie”.

spot_img

Artikuj të lidhur

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, do të vuajë dënimin me 10 vite burg

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë. Sipas medias belge “Gazet van Antëerpen”, ai...

Susan Sarandon arrestohet në protestën pranë OKB-së, mbi 100 të ndaluar

Protesta kundër vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork përfundoi...

Mbërrin në Shqipëri ambasadori amerikan, Eric Wendt 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë,...

Të shtëna me armë te Zogu i Zi, plagoset një person; policia kontrollon kamerat

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë, ku një shtetas...