Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kastafilak të Maliqit, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi u zu poshtë nga automjeti i tij.
Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari kishte ndaluar automjetin dhe po nxirrte disa sende nga bagazhi, kur mjeti dyshohet se ka nisur të lëvizë.

Në përpjekje për ta ndaluar, viktima i identifikuar nga policia si Igli Kllogjeri nuk e kishte siguruar me frena dore mjetin që rrëshqiti duke e zënë poshtë. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Ngjarja është dhe një kujtesë për të siguruar mjetin në çdo rast që e ndalon. Pakujdesia mund të marrë jetën e përdoruesve në rrugë.


