Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, 16-vjeçari kishte marrë pa dijeninë e të atit automjetin e familjes dhe kishte dalë së bashku me shokun e tij. Gjatë udhëtimit, i mituri që drejtonte makinën ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Përplasja ka qenë fatale për 16-vjeçarin, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, 15-vjeçari që udhëtonte me të është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe rrethanat e plota të aksidentit.


