Mallakastër/ Po shuante zjarrin që e ndezi vetë, humb jetën 76-vjeçari

Date:

Share post:

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë një ullishte.

Viktima është identifikuar si Nazif Cenaj. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari i kishte vënë zjarrin disa mbeturinave në tokën e tij, po flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe ai ka hyrë në zonën e përfshirë nga flakët për të shuar zjarrin.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë, ndërsa kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

I moshuari është viktima e parë e raportuar si pasojë e zjarrit në këtë zonë. Shkaku i vdekjes dhe rrethanat e plota pritet të përcaktohen zyrtarisht në vijim të hetimeve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pogradec/ Kamioni përplas biçiklistin, i plagosuri me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Drilon, ku një biçiklist në moshë...

Perimetri sigurisë në shkolla/Shiste kokainë, kapet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë 

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Tiranë, pasi po tentonte të shiste lëndë narkotike në...

Trafik droge dhe plagosje, i shumëkërkuari nga Italia arrestohet në Tiranë

Një 40-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga...

Korçë/ Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Çiflig, humb jetën 60-vjeçari! Plagoset punonjësi i Policisë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec,...