Trafik droge dhe plagosje, i shumëkërkuari nga Italia arrestohet në Tiranë

Date:

Share post:

Një 40-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Policia në Tiranë.

Bëhet fjalë për Ornado Çeta alias Ceta, banues në Tiranë, i cili ishte dënuar në Itali me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim për një sërë veprash të rënda penale.

Sipas Policisë, 40-vjeçari u lokalizua në zonën e Saukut dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Kapja e tij u realizua nga shërbimet e Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Çeta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Triestes e kishte dënuar për veprat penale “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Nga dënimi i dhënë nga drejtësia italiane, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Pas arrestimit në Tiranë kanë nisur procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 40-vjeçarit drejt Italisë.

“Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”.

Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Perimetri sigurisë në shkolla/Shiste kokainë, kapet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë 

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Tiranë, pasi po tentonte të shiste lëndë narkotike në...

Korçë/ Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Çiflig, humb jetën 60-vjeçari! Plagoset punonjësi i Policisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Çiflig,...

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron katër persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Ndroqit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë...

6 fëmijë në spital me të njëjtat simptoma, procedohen mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

Gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me simptoma të njëjta gastrointestinale,...